Hapësire reklamuese

Politikë

“Rotacionin politik e sjell plumbi, është e lehtë”, rikthehen deklaratat tronditëse të Dritan Goxhajt; Reagon Taulant Balla: Çfarë kërkon mes protestuesve “gjahtari i Iranit”?

Shkruar nga Newsbomb
“Rotacionin politik e sjell plumbi, është e lehtë”,
Dritan Goxhaj dhe Taulant Balla

Pas leximit të kërkesave të protestuesve dy ditë më parë, Dritan Goxhaj është vënë në qendër të kritikave nga eksponentë të Partisë Socialiste. Socialistët e kanë akuzuar atë si zëdhënës të interesave iraniane, ndërsa kanë ngritur pikëpyetje edhe mbi përfshirjen e tij në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Së fundmi, në rrjetet sociale është rikthyer në vëmendje një episod nga emisioni “Quo Vadis”, ku protagonist është sërish Goxhaj. Në një debat të zhvilluar disa kohë më parë për ndryshimin e sistemit politik, ai u shpreh se rotacioni politik mund të vijë edhe përmes “plumbit”, duke iu referuar rastit të Avni Rustemit.

Dritan Goxhaj: Mund ta bëjë edhe plumbi.

-Kush?

Dritan Goxhaj: Plumbi.

-Çfarë ke parasysh, “21 janarin”?

Dritan Goxhaj: Jo, kam parasysh rastin e Avni Rustemit.

-Duke eliminuar liderët politikë.

Dritan Goxhaj: Absolutisht po.

-Por kjo është shumë e rëndë.

Dritan Goxhaj: Për ta bërë është e lehtë, për ta marrë përsipër është e rëndë.

Lidhur me këtë video ka reaguar dhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili e ka ripostuar videon në rrjetet sociale, duke ironizuar pjesëmarrjen e Goxhajt në protestë.

“Flamingot u larguan nga nga fishekët e gjahtarëve, por ne i ndaluam gjahtarët dhe flamingot u kthyen. Kam një pyetje për “flamingot” e protestës: ky gjahtari i Iranit që flet për plumba, çfarë kërkon mes jush?!”, shkruan Balla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese