Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Afganët mbeten në Lezhë, Rama: Amerika nuk i mori, po i mbajmë me lekët tona! Çdo të premte këtu vjen një avion

Shkruar nga Newsbomb
Afganët mbeten në Lezhë, Rama: Amerika nuk i mori, po i
Kryeministri Edi Rama dhe homologia italiane, Georgia Meloni

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me homogen italiane, Georgia Meloni, të cilët vizituan nga afër edhe kampin për pritjen e emigrantëve në Shëngjin si dhe atë në Gjadër.

Gjatë fjalës së tij, në përgjigje të akuzave të mëhershme të gazetarëve italianë pas transmetimit të reportazhit RAI3, Rama shtroi pyetjen se përse gazetarët që kanë ardhur këtu, për të investiguar kampin e refugjatëve në Gjadër, nuk kanë evidentuar se ne jemi një vend që kemi pranuar të mbajmë afganët, në një kohë që asnjë vend i Europës nuk pranoi që t’i strehonte ata.

Kryeministri u shpreh se çdo të premte në Shqipëri vijnë avionë nga SHBA-ja me 90 deri 120 persona, të cilët qëndrojnë tre deri në gjashtë muaj për të filtruar kalimin e shtetasve afganë më pas në Shtetet e Bashkuara.

Sipas Ramës, edhe pse ne do të ishim një vend tranzit për ta, sërish kemi vendosur që të mos i largojmë nëse ato nuk kalojnë këtë filtër, duke u bërë financuesit kryesorë të jetesës së tyre, ndonëse këto shuma nuk janë edhe aq të vogla për arkën e Shqipërisë.

Jo shumë larg prej këtu, në një hotel të madh jetojnë me shpenzimet tona, tashmë prej dy vitesh një komunitet afganësh. Janë gati 350 njerëz, të cilët i janë larguar sistemit shtypës në Aganistan dhe që asnjë prej vendeve të BE-së nuk pranoi që t’i strehonte.

Një shumicë prej tyre janë strehuar në SHBA dhe Kanada, ndërkohë që çdo të premte mbërrin një avion me 90 apo 120 persona, të cilët qëndrojnë këtu për një periudhë 3 deri në 6 muaj për të transferuar më pas personat që kalojnë filtrin.

Ata të cilët nuk arrijnë që të kalojnë filtrat mbeten të strehuar pranë nesh, dhe as nuk do t’i largojmë ata apo t’ju kërkojmë para nga NATO që i bëri ata ta largohen për demokracinë dhe ëndrrat e bukura që nisën në Afganistan, dhe as nga Bashkimi Europian.

Edhe pse më duhet t’ju rrëfej se këto para nuk janë edhe shuma aq të vogla për arkën tonë. Por si ta shpjegojmë faktin se disa gazetarë investigativë, vijnë këtu dhe nuk shohin emigrantët që i kanë ikur vdekjes por shohin fantazma”,- u shpreh Edi Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese