Hapësire reklamuese

Politikë

Sali Berisha u flet demokratëve me euforinë e '91: Shqipëria u ndriçua sot nga rrezet e para të rikthimit të demokracisë! Mesazhi për Ramën: Do përgjigjesh si puçist

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha u flet demokratëve me euforinë e '91: Shqipëria
Sali Berisha flet nga selia pas gati nje viti

Lideri demokrat ka mbërritur në selinë blu. 330 ditë pasi Gjykata e Posaçme urdhëroi izolimin e tij në "Arrest në shtëpi", Sali Berisha ka dalë sot për herë të parë pas afro gati një viti dhe ka mbërritur në seli, duke ju folur demokratëve me eufori si në ditën kur rrëzuan diktaturën.

"Të dashur miq, u krye edhe kjo punë. Piramida më e madhe e mashtrimit në historinë e drejtësisë europiane mori sot goditjen fatale. Përshëndes çdo shqiptar me mirënjohjen më të madhe. Sot Shqipëria u ndriçua nga rrezet e para të rikthimit të demokracisë", e nisi ai fjalimin.

Sali Berisha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe filantropin George Soros se kanë tentuar asgjësimin e opozitës shqiptare dhe Partisë Demokratike si partia më e madhe politike në opozitë.

"Sot, është dita kur monstrat e demokracisë, Edi Rama dhe George Soros dështuan përfundimisht në tentativën e tyre për të shkatërruar opozitën shqiptare, në grushtin e shtetit që i bënë asaj. Sakrifica e 330 ditëve dhe mundi i 3 viteve u shpërblye", u shpreh ai.

Lideri demokrat në fund të fjalës së tij i drejtoi dhe një mesazh direkt Edi Ramës, duke i kërkuar qeveri teknike. Sali Berisha e kërcënoi atë se nëse nuk krijon qeverinë teknike, mosbindja civile e demokratëve do të vazhdojë.

"Edi Rama, krijo qeverinë teknike dhe mos e zvarrit kot narkopushtetin tënd. Se vet Zoti e ka thënë që të kthehem unë, pastroni shtëpitë. Ne do pastrojmë shtëpinë tonë me besimin e Zotit. Krijo qeveri teknike se mosbindja civile është gati në radhë", u shpreh ai.

Pjesë nga fjala e liderit demokrat, Sali Berisha përpara militantëve në selinë blu:

Të dashur miq, u krye edhe kjo punë. Piramida më e madhe e mashtrimit në historinë e drejtësisë europiane mori sot goditjen fatale. Përshëndes çdo shqiptar me mirënjohjen më të madhe. Sot Shqipëria u ndriçua nga rrezet e para të rikthimit të demokracisë.

Sot, është dita kur monstrat e demokracisë, Edi Rama dhe George Soros dështuan përfundimisht në tentativën e tyre për të shkatërruar opozitën shqiptare, në grushtin e shtetit që i bënë asaj. Sakrifica e 330 ditëve dhe mundi i 3 viteve u shpërblye.

Ne qëndruam për të vërtetën dhe vlerat që besojmë. Mbas një kohe të gjatë që Shqipëria është e zhytur në errësirë. Sot është një ditë shprese. Por sot është një ditë e mirë edhe për ata që nuk janë opozitarë, sepse sot nuk fitoi Sali Berisha, por ligji dhe kushtetuta. Fitoi Shqipëria.

Unë kam thyer rekordin e fjalimeve të mia. 330 çdo ditë. Tani e tutje veprimi do të jetë kryefjalë e Sali Berishës.

Dua të falenderoj çdo shqiptar, familjen time e cila mori një dozë të madhe të kësaj sakrifice, ato qindra e mijëra gra, të rinj e të reja, të moshuar që janë mbledhur në oborrin e shtëpisë së familjes time. Kauza e drejtë nuk humbet kurrë. Dua të falenderoj të gjithë demokratët, opozitarët, që mosbindjen e tyre civile u kthyen në opozitën më të fuqishme që Shqipëria ka pasur ndonjëherë.

Hap pas hapi, ne i fituam betejat dhe kjo vetëm falë jush dhe miqve tanë. Vetëm mendoni miq, sa fitore arritën në këtë vit shumë të vështirë. Ju e keni shtruar rrugën që do sjellë PD në pushtet. Sot kemi mbështetjen më të madhe ndërkombëtare që kemi pasur ndonjëherë.

Edi Rama, krijo qeverinë teknike dhe mos e zvarrit kot narkopushtetin tënd. Se vet Zoti e ka thënë që të kthehem unë, pastroni shtëpitë. Ne do pastrojmë shtëpinë tonë me besimin e Zotit. Krijo qeveri teknike se mosbindja civile është gati në radhë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese