Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sali Berisha pas arrestimit të Erion Veliajt: Po shembet piramida e krimit, ka ardhur koha e opozitës!

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha pas arrestimit të Erion Veliajt: Po shembet piramida e krimit,
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar arrestimin e bujshëm të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Teksa dilte nga ambientet e selisë blu, Berisha është pyetur lidhur me këtë zhvillim të fundit, duke thënë se ka ardhur koha që piramida e krimit po shembet dhe ka ardhur koha e opozitës.

“Po shembet piramida e krimit falë opozitës”, tha Berisha shkurtimisht.

Erion Veliaj u arrestua mesditën e kësaj të hëne nga agjentet e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët zbarkuan në zyrën e tij për të ekzekutuar vendimin e GJKKO-së për masën e sigurisë “Arrest me burg”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese