Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka falenderuar të gjithë shqiptarët të cilët i janë drejtuar kutive të votimi. Veçanërisht, një falenderim më të veçantë, kryedemokrati e ka pasur për emigrantët të cilët nuk arritën që të votojnë me postë, por këtë të diel kanë udhëtuar drejt vendit tonë për të shprehur vullnetin e tyre në qendrat e tyre të votimit.
“Një detyrim madhor të çdo shqiptari mbi moshë 18 vjeçare. Detyrim madhor ndaj familjes, ndaj vetes, shoqërisë, Shqipërisë dhe kombit. Një falenderim i veçantë dhe mirënjohje e pakufijshme për ata mijëra e mijëra shqiptare dhe shqiptarë që nuk u regjistruan dot për shkak të burokracirave dhe të frikës së qeverisë ndaj votës së tyre, por kanë vërshuar nga ajri, nga toka dhe nga deti dhe janë dynur sot do votojnë dhe po votojnë në Shqipëri. Mirënjohja ime është e pakufijshme ndaj tyre, ata me votën e tyre i gjenden vendit dhe kombit në një moment për të cilin, me të cilin kanë nevojë shumë të madhe”, ndërkohë që më tej u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të votojnë për të ardhmen e fëmijëve dhe për vendin e tyre.
“Së fundmi thirrja ime është për çdo shqiptar voto voto voto, për veten tënde, për fëmijët e tu, për vendin tënd, për të ardhmen tënde dhe të fëmijëve të tu. Për Biznesin, rrogëtar, pensionet, fermën. Pra është një votim më shumë se kurrë për interesa më të rëndësishme për çdo qytetar”, tha Berisha.
Në vijim ai u pyet nga gazetarët lidhur me incidentet e regjistruara përgjatë kësaj dite në qendrat e votimit. Berisha u shpreh shpesë-plotë te ndërkombëtarët, për të cilët tha se i gjithë procesi zgjedhor në vendin tonë është në “lupën” e tyre.
“Tani çdo gjë ka një vëzhgim ndërkombëtar shumë serioz dhe vëzhzdim kombëtar po kaq serioz dhe secili që merr përsipër të shkelë ligjin në këtë proces do të bëhet përgjegjës në mënyrë absolute. Një gjë mund tju them që sot, sovrani jep një verdikt historik”, tha ish-kryeministri.
I pyetur më pas për skenarin që do të ndodhë pas zgjedhjeve nëse ai humb dhe a do të ketë një dorëheqje nga ana e tij, Berisha u shpreh: "Tani nuk ka lidhje këto. Të lutem. Unë them sot sovrani do të japë nëj verdikt historik dhe kjo është e vërteta. Por cili është ai që nuk i bindet historisë. Pra kshu është kjo".

