Hapësire reklamuese

Politikë

Sali Berisha e hodhi “në fushëbetejë”, Jorida Tabaku siguron shumicë votash! Nga PS Anila Denaj dhe Julinda Dhame më të preferuarat

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha e hodhi “në fushëbetejë”, Jorida Tabaku
Anila Denaj/ Jorida Tabaku/ Julinda Dhame

Vendi ynë mbajti ditën e djeshme zgjedhjet parlamentare ku votuan në total 42.21% e votuesve të regjistruar në lista.

Ndërsa po zhvillohet numërimi në të gjithë vendin, Tirana është qarku i cili prodhon më shumë mandate si dhe fushata ishte më e ashpër.

Gara e grave të cilat kandidojnë në qarkun e Tiranës nga PS dhe PD ishte edhe më e madhe, dhe nga rezultatet deri rreth orës 12:00 kandidatja me më shumë vota është ajo e PD-ASHM, Jorida Tabaku.

Tabaku ka siguruar 996, më shumë se koleget demokrate, por edhe nga gratë e PS, ku e para renditet Anila Denaj me 346.

E dyta nga e djathta është Loranca Hoxha me 633 vota, ndërsa nga Partia Socialiste kandidatja që ka marrë më shumë vota është Julinda Dhame me 276 vota.

6 kandidatet më të votuara nga PD-ASHM:

Jorida Tabaku  996

Loranca Hoxha 633

Adriana Kalaja 195

Ilda Zhulali  169

Mimoza Hajdarmataj 119

Dhurata çupi(Tyli) 85

6 kandidatet më të votuara nga PS:

Anila Denaj 346

Julinda Dhame  276

Mimi Kodheli 195

Blerina Gjylameti 182

Olta Xhaçka 172

Etilda Gjonaj 171

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese