Komisionerët vazhdojnë prej gati 24 orësh numërimin e votave në qendrat vendore në gjithë Shqipërinë dhe nga raportimi në kohë reale i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më shumë se gjysma e kutive në rang republike janë lexuar.
Sipas rezultatit të orës 18:50, në qarkun e Dibrës janë lëxuar 124 kuti votimi nga 222 në total, pra pak më shumë se gjysma dhe gara kryesohet na Partia Socialiste.
Forca politike që drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe është drejt një mandati të katërt historik për të qeverisur vendin ka marrë 19.703 vota, ose 56.41% kurse Partia Demokratike ka siguruar 13.274 vota, ose 38.00%.

Ndërkohë, krejt e ndryshme është situata në kryeqendrën e veriut. Rezultatet flasin për një marsh që po shkon dalëngadalë drejt vulosjes finale nga koalicioni opozitar i drejtuar nga Sali Berisha, i cili duket se do të rimarrë në dorë kalanë e Rozafës.
Edhe në Shkodër janë numëruar më shumë se gjysma e kutive dhe sipas të dhënave të raportuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në orën 18:50, Partia Demokratike kryeson bindshëm.
Nga 261 kuti të lexuara nga 405 në total, Koalicioni Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 24.714 vota, ose 40.48%. Ndërkohë, socialistët pavarësisht se dy vite më parë morën Bashkinë e Shkodër, nuk kanë mundur të ruajnë dot rezultatin.

