
Procesi i numërimit të votave ka filluar edhe në Tiranë, ku deri më tani janë hapur dhe numëruar katër kutitë e para të votimit. Rezultatet paraprake tregojnë një garë të ngushtë mes Partisë Socialiste dhe Koalicionit të Partisë Demokratike me Aleancën për Shqipërinë Madhështore.
Megjithatë, është ende shumë herët për të nxjerrë përfundime, pasi janë numëruar vetëm 4 qendra votimi nga gjithsej 1,282 që përfshin qarku i Tiranës.
Sipas të dhënave të para:
Partia Socialiste (PS) ka marrë 563 vota, që përfaqësojnë 41.61% të totalit.
Koalicioni PD – ASHM ka siguruar 496 vota, ose 36.66%.
Partia Mundësia ka grumbulluar 94 vota (6.95%).
Koalicioni NISMA Shqipëria Bëhet (NISMA–SHB) ka marrë 58 vota (4.29%).
Lëvizja Bashkë ka fituar 65 vota, duke zënë 4.80%.
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) ka marrë 13 vota (0.96%).
Koalicioni Euroatlantik (KEA) ka arritur 32 vota, që përbëjnë 2.37%.
Lëvizja Atdheu (LA) ka marrë 1 votë (0.07%).
Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) ka marrë 3 vota (0.22%).
Aleanca Demokracia e Re (ADR) nuk ka marrë asnjë votë.
Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë 28 vota, që përfaqësojnë 2.07%.