Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rastësi e pakëndshme/ Arrestimi i Ilir Metës, një vit pas akuzës për Sali Berishën

Shkruar nga Newsbomb
Rastësi e pakëndshme/ Arrestimi i Ilir Metës, një vit pas
Ilir Meta dhe Sali Berisha

Një zhvillim i papritur ka tronditur politikën shqiptare këtë të hënë, teksa kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përfunduar në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Mirëpo, një rastësi e pakëndshme është fakti se Meta përfundoi në pranga një vit pas komunikimit të akuzës ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha nga SPAK. Saktësisht më 22 tetor të vitit të shkuar SPAK detajoi akuzat për korrupsion ndaj ish kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëshortit të vajzës së tij, Jamarbër Malltezi.

Ndërsa sot, më 21 tetor Meta u prangos pranë një qendre tregtare në hyrje të Tiranës, po me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Meta dhe Berisha janë dhe kanë qenë bashkëpunëtor politik për dekada, ndërsa në zgjedhjet e fundit kanë bashkuar forcat për të rrëzuar nga pusheti Edi Ramën, por pa rezultat.

Ish-presidenti i vendit akuzohet për financime të paligjshme jashtë vendit dhe për çështje të tjera, përfshirë dosjen CEZ-DIA. Më herët, Meta është thirrur më shumë se dy herë në SPAK, ndërkohë që për ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Urdhër-arresti ndaj Metës është nënshkruar nga kryeprokurori Altin Dumani dhe dy prokurorët e posaçëm Sotir Kllapi dhe Arben Kraja. Arrestimi i tij vjen në një kohë kur Meta pritej të mbante një konferencë për shtyp në orën 13:40 nga selia e Partisë së Lirisë.

Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjëherë pas arrestimit të mikut dhe aleatit të tij, duke e cilësuar atë një "arrestim politik" dhe duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për tentativë për eliminimin politik dhe fizik të Metës. "Po çdo gjë ndaj tij është politike persekutimi i Ilir Metës është vetëm politik," deklaroi Berisha.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese