Kryeministri Edi Rama veç votës, u ka kërkuar emigrantëve edhe që të kthehen në vendin e tyre.
Ai gjatë fjalës së tij tha se pagat janë të ngjashme me Greqinë, duke theksuar sektorin e turizmit. Ai u bëri thirrje shqiptarëve që të investojnë në Shqipëri, teksa i siguroi se të ardhurat e tyre do të jenë edhe më mirë se në vendin fqinj.
“Ejani në Shqipëri ku merrni një paga të ngjashme, por edhe paguani më pak taksa dhe jeni në tokën tuaj dhe pranë njerëzve tuaj
Çdo shqiptari që jeton jashtë, që ka një tokë apo një shtëpi në fshat i them sot ti investojnë kursimet e veta në agro turizëm. Nuk ka nevojë të kthehet me familjen, por nëse i investon ato të ardhura për të hapur derën e vjetër dhe ta kthejë në bujtinë mikpritëse do të ketë të ardhura më të larta sesa të ardhurat këtu ne Greqi”, tha ndër të tjera Rama