Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama prezanton nënkryetarët dhe sekretarin, ja EMRAT për garën për anëtar kryesie

Shkruar nga Newsbomb
Rama prezanton nënkryetarët dhe sekretarin, ja EMRAT për
Socialistët në Asamblenë e PS

Kryeministri Edi Rama ka përcaktuar drejtuesit politikë në 12 qarqet e vendit, emra të cilët do të udhëheqin edhe listat e deputetëve në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Ai ka theksuar se krahas 12 drejtuesve të qarqve do të jetë dhe një drejtues diaspore, Taulant Balla. Gjithashtu ka prezantuar kryetarin e Asamblesë së PS, Blendi Klosi si dhe emrat e nëkryetarëve të rinj që janë Ilva Gjuzi, Besa Spaho dhe Onid Bejleri sekretar.

Nënkryetarë

Ilva Gjuzi
Besa Spaho

Sekretar

Onid Bejleri

Sekretariati Ekzekutiv

Blendi Klosi – Sekretar i Përgjithshëm

Damian Gjiknuri – Sekretar i Organizimit dhe Zgjedhjeve

Evis Kushi – Sekretare e Gruas

Milva Ikonomi – Sekretare e Programit

Zerina Bruci – Sekretare për Diasporën

Romina Kuko – Sekretare e Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Roi Bashaj – Sekretar i Rinisë

Po ashtu, Rama propozoi edhe 14 persona si kandidatë për të qenë anëtarë të kryesisë, shtatë gra dhe shtatë burra, nga të cilët pesë nga secili grup do të arrijnë të jenë anëtarë pas votimit.

“Për listën që do të votohet nga kjo asamble sot, propozoj, sipas rendit alfabetik, shtatë shokë, nga të cilët pesë do të jenë anëtarë të kryesisë dhe shtatë shoqe, nga të cilat pesë do të jenë anëtare të kryesisë”, - tha Rama.

Arben Pëllumbi

Erjon Braçe

Eduard Shalsi

Pirro Vëngu

Pjerin Ndreu

Toni Gogu

Vangjel Tavo

Albana Koçiu

Anila Denaj

Delina Ibrahimi

Etilda Gjonaj

Klodiana Spahiu

Klotilda Bushka

Lindita Nikolla

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese