
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka mbajtur një fjalim të shkurtër në protestën e opozitës para Kryeministrisë. Ai e nisi fjalën me një përshëndetje, që sipas tij vjen nga miqtë amerikane në Kongres dhe Senatin amerikan.
"Ju sjell përshëndetjet më të mira nga miqtë nga SHBA në Kongres dhe Senat, ata që në kanë mbështetur në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Miq që duan një Shqipëri të drejtë me zgjedhje të lira. Ne jemi këtu, jo për pushtetin, por për të mirën e shqiptarëve, pasi sot qeveria po tallet me të gjithë ne, me pensionistët.
Sot qytetarët janë përzënë nga vendi, jemi këtu për fëmijët tanë, për lirinë, jemi këtu për atë që kemi ndërtuar dhe po shkatërrohet. Ne jemi ata që e bëmë Shqipërinë vendin anëtar të NATO-s. Në këë godinë, në krah të Berishës kemi pritur George Bush. Ne ndërtuam atë çka është më e mira për shqiptarët.
Por qeveria kërkon me ngulm që të harrohet e kaluara. Duhet të bashkohemi kundër krimit dhe korrupsionit, për të bërë këtë vend. Në shqipëri nuk ka ligj e Kushtetutë, nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme. Duhet të bashkohemi për të hequr këtë mur të flliqur që PS ka ndërtuar, nuk duhet të pranojmë që qeveria të jetë Zot. Duhet që t’i kthehemi familjes si vlera më e madhe e shqiptare.
Ne nuk kemi prind 1 apo prind 2. Ne kemi vetëm një rrugë, bashkëpunimi me vendet e NATO-s, jo duke bashkëpunuar me Serbinë, për një Shqipëri evropiane.Ta kthejmë Shqipërinë për nga rruga e saj euro-atlantike." tha Mediu.