Kryeminister Edi Rama ndodhet në Selanik, ku ka zhvilluar një takim me shqiptarët. Takimi po mbahet në “Porto Palace”.
Rama gjatë fjalës së tij tha se do firmosë një kontratë me 8 mësues të gjuhës shqipe, të cilët do u mësojnë shqip të vegjëlve që jetojnë në Greqi.
“Motra dhe vëllezër, shqiptarë të Greqisë, mirë se ju gjej përsëri këtë herë në Selanik dhe më lejoni në fillim që t’iu prezantoj këtu disa nga ne, që siç e premtova, mbas takimit të parë në Athinë, do të na ndihmojnë të qëndrojmë më pranë fëmijëve.
Janë këtu 8 nga 50 mësuesit e parë të gjuhës shqipe, me të cilët Ministria jonë e Arsimit do të lidhë kontratë punë për t’i mësuar gjuhën tonë amtare vogëlushëve. Dhe siç mund ta prisnit, janë 8 gra”, tha Rama.