Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama nga Asambleja e PS: Projekti Anti-korrupsion do të shkojë deri në fund, duan apo jo të tjerët

Shkruar nga Newsbomb
Rama nga Asambleja e PS: Projekti Anti-korrupsion do të shkojë deri
 

Kryeministri Edi Rama në fjalën e Asamblesë së PS gjithashtu ka komentuar bojkotin e opozitës në komisionin antikorrupsion, i drejtuar nga deputeti i PS Fatmir Xhafaj duke thënë se ky Komision do të vazhdojë duke e çaur këtë nisëme deri në fund.

Kreu i qeverisë gjithashtu prezantoi projektin “Shqipëria Transparente” sipas tij një borxh që e ka ndaj qytetarëve të kenë informacione në kohë reale mbi vendimmarrjet e çdo niveli.

Sa shumë llafe u bën për sistemin tonë të ri të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe korrupsionit. Jo i ka zënë frika nga SPAK-u, jo duan të kontrollojnë drejtësinë, e në fakt krejt e kundërta është e vërteta.

E vërteta e atij projekti nisi pavarësisht të gjithë rezistencës të atyre që se kanë idenë as të shtetbërjes europiane e as të procesit të negociatave në BE. Ky projekt do të shkoj deri në fund në drejtimin e kolegut Fatmir Xhafaj, pavarisht nëse do të duan apo jo ata që deri tani nuk duan. Sot ata që thonë nuk bëhet Shqipëria janë më pak, sesa kori i atyre që e përsërisnin këtë deri 10 vite më parë, prandaj është edhe për të qeshur se për të qarë nuk qajmë dot për ta kur të nxjerrim një ekip drejtues për zgjedhjet”, - tha ai.

Kreu i qeverisë gjithashtu prezantoi projektin “Shqipëria Transparente” sipas tij një borxh që e ka ndaj qytetarëve të kenë informacione në kohë reale mbi vendimmarrjet e çdo niveli.

“Së shpejti do të shkoj deri në fund projekti ynë i “Shqipërisë transparente”, që do të shlyej borxhin që u kemi qytetarëve e të dinë në kohë reale për vendimmarrjet tona në çdo nivel. Kjo qasje proaktive, për një forcë të madhe ka qenë gjatë këtyre tre mandateve garantuar për të mos rënë në gjumë mbi dafinat e fitoreve të mëparshme dhe na e ka kompensuar boshllëkun e frikshëm të kundërshtarëve seriozë.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese