Hapësire reklamuese

Politikë

Rama ironizon vendimin për pezullimin e Ballukut: Me këtë hap ne jemi gati për t'u futur në Guinness

Shkruar nga Newsbomb
Rama ironizon vendimin për pezullimin e Ballukut: Me këtë hap ne
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku

Në fjalën e tij, kryeministri Rama zbuloi se shumë herë është përballur me kritika për reformën në drejtësi, por sërish ai nuk do tërhiqej pas për të bërë ndryshime.

Ndërsa pezullimin e ministres Balluku, Rama me nota ironie vlerësoi se me këtë hap ne jemi gati për t'u futur në librin e rekordeve të Guinness.

Duke mirëkuptuar zhgënjimin e të vetëve të cilët kanë punuar për këtë reformë, kryeministri Rama shtoi më tej se opozita del kundra këtij hapi sepse ata nuk kanë një fushëpamje të largët për të ardhmen e vendit.

“Unë e kuptoj zhgënjimin të shokëve që kanë punuar për të, sepse ta çuash të tillë je në të drejtën për të vënë alarmin. Por ta quash dështim nga opozita do të thotë të mos shohësh më larg në ditën e sotme, e mos të kesh më shumë sesa komiditetin tënd” theksoi kryeministri Rama në fjalën e tij.

Fjala e kryeministrit Rama:  Do të vijë koha për dorëheqjet morale. Së fundmi u futëm në librin e rekordeve Guinness, ku një gjykatës i jep të drejtën një prokurori për të pezulluar një ministër. Para pak ditësh m’u tha troç që duhet të jem përgjegjës për reformën në drejtësi. Aty m’u tha mua copë se jam unë fajtori që reforma  prodhoi efektet e dëmshme anësore. Jam i bindur se jo vetëm ata po do ketë plot që besojnë si ata.

Të gjithë ata e pëmbledhin me një fjalë “dështim”. Unë e kuptoj zhgënjimin të shokëve që kanë punuar për të, sepse ta çuash të tillë je në të drejtën për të vënë alarmin. Por ta quash dështim nga opozita do të thotë të mos shohësh më larg në ditën e sotme, e mos të kesh më shumë sesa komiditetin tënd. Nuk e kam problem të pranoj gabimet, e kjo është provë se nuk jam i ri. Nuk gjen arsye për të pranuar se reforma në drejtësi ka dështuar. 100 herë do të zgjidhja reformën në drejtësi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese