Kryeministri Edi Rama i ka bërë një “dush të ftohtë” të gjithë deputetëve të Partisë Sopcialistë
Nga Asambleja e PS, Rama ishte i prerë me të tijë, teksa deklaroi se do të jetë e papranueshme që një deputet të punësojë familjaët e tij të paaftë në administratën publike.
Rama me tone kërcënuese tha se në rast se ndodh, deputeti nuk do të jetë më pjesë e Partisë Socioaliste.
“Deputete që bëjnë qoka për të sistemuar familjarët e tyre të paaftët në administratë dhe që bëjnë qoka, këto janë thika pas shpine për qytetarët, gjyshërit dhe gjyshet që votojnë PS dhe ne duhet t’i trajtojë si fëmijët e vet. Unë e di shumë mirë që të zbutrësh nepotiuzmin në administratën shqiptrare është si ti hysh një rrjete më të shpifur se të merimangës. Ne duhet t’i trajtojmë fëmijët e shqiptarëve me të barabartë si tanët. Kush jemi ne që të priovojmë ata?! Kjo kërkesë në këmbim të mbështetjes që na ka dhënë. E di që do të jetë e vështirë , kush është bërë deputet për të sistemuar në shtet familjarët e vet nuk do të ketë më pjesë as në grupin parmentrar por as në familjen e PS. Komisioni i etikës do të bëjë këtë gjë dhe një deputet që thotë që familjarët e mi janë të aftë duhet të bëjë një gjë të thjeshtë të lërë mandatin dhe familjarët e tij të marrin pastaj pozicione drejtuese në administratë, nuk ka zgjidhje tjetër. Ne duhet të bëjmë më të mirën për ata që na kanë dhënë besimin dhe kur të shkojëm tek Shën Pjetetri ku nuk pranohen as kartra krediti mos na trajtojnë si legena. Ndërkohë fuqiuzimi i adminsitratës publike duhet të rritë cilësinë dhe të marrë vëmendje të posacme, kjo parti nuk duhet trë bëhet në asnjë sektor penmgesa për reformën e administratës. Programi ynë është shumë i qartë dhe do të bëjmë më të mirën për ata që na besuan”, u shpreh Rama.
