Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Ra bombë ky lajm i ikjes tënde”, Flamur Noka mesazh për vdekjen e Gertit: Solle në PD një kulturë debati e mirësjellje

Shkruar nga Newsbomb
“Ra bombë ky lajm i ikjes tënde”, Flamur Noka mesazh
Politikani i ndjerë, Gerti Bogdani

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Gerti Bogdani, duke e cilësuar atë një lajm “tronditës”. Ai shpreh keqardhjen më të thellë për të dashurit e tij që mbeten pas dhe për jetën e tij që u ndërpre papritur.

“Ra bombë ky lajm i ikjes tënde o Gerti. Djalë i ri, baba, bashkëshort, intelektual e me gjithë të mirat e Zotit. Solle në #PD kulturë debati, qetësi e mirësjellje. Ndjej keqardhjen më të madhe për të shtrenjtët e tu që le pas dhe për jetën tënde të këputur në mes. Thonë që nuk ka radhë në këto punë, thonë se janë punët e Zotit, por për mua e për të gjithë që ndanë çaste jete me ty është padrejtësi e madhe ikja kaq i ri.

Ngushëllimet më të ndjera familjes Bogdani! Ngushëllime familjes tënde, që do të të mbajnë në zemër përjetë bashkë me miqtë e tu të shumtë. Lamtumirë Gert Bogdani! Të gjithë do të vijmë një ditë atje. U prehsh në paqe! Dhimbja mbeti pas teje”, - thuhet në mesazhin e Nokës.

Vdekja e parakohshme e Gerti Bogdani këtë mërkurë ka tronditur miqtë dhe kolegët e shumtë që ai kishte. 44 vjeçari ka pësuar arrest kardiak teksa bëhej gati për një takim zyrtar dhe pavarësisht se është dërguar me urgjencë në spital, ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Politikani demokrat dhe profesori i njohur ishte në ambientet e Hotel "Rogner" në kryeqytet, nën shoqërinë e kolegëve dhe miqve të tij. Aty është ndjerë keq dhe ka shkuar në tualet, ku është gjetur pa ndjenja nga kamarieri.

Fatkeqësisht, ai është dërguar me autoambulancë në spital por mjekët nuk kanë mundur ta rikthejnë në jetë. Gerti Bogdani ishte i martuar me aktivisten Edlira Çepani dhe baba i dy fëmijëve të mrekullueshëm, Ajrës dhe Reinartit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese