Hapësire reklamuese

Politikë

Qytetarët nuk i pengoi as “Giro d’Italia” për të votuar Partinë Socialiste! Ermal Dredha i Vlorës optimist edhe për një mandat të 9-të

Shkruar nga Newsbomb
Qytetarët nuk i pengoi as “Giro d’Italia”  për
 

Njëjtë siç dhe kemi rapotuar më herët edhe vlonjat në zgjedhjet e 11 Majit vendosën që të shkojnë majtas. Partia Socialiste ka arritur të marrë gjithsej 29,499 vota, që përbëjnë 59.43% të totalit të votave në këtë bashki bregdetare, duke ruajtur një avantazh të ndjeshëm ndaj rivalëve.

Në vend të dytë është renditur koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me 12,521 vota, ose 25.23% të votave të vlefshme. Mesa duket socialistët nuk i ka penguar as “Giro d’Italia” që ditën e zgjedhjeve t’i drejtoheshin masivisht kutive të votimit.

Lidhur me këtë rezultat të thellë së fundmi nga folur edhe kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, i cili në një prononcim për Report Tv është shprehur se qarku i Vlorës është duke synuar edhe mandatin e 9 me votat e diasporës. 

 “Pritshmëritë ishin të larta, e tha edhe kryeministri disa ditë para votimeve. Ishte parashikim në fakt, edhe i yni. Megjithëse ne shpresojmë edhe mandatin e nëntë dhe mendojmë të përkthehet në mandat të nëntë në Vlorë.

Jemi të kënaqur që gjithçka ka shkuar qetë, numërimi për partitë mbaroi, nesër presim edhe për kandidatët të nisë numërimi. Shpresoj pse jo mandatin e nëntë. Presim që KQZ të numërojë edhe 14400 votat e diasporës. Shpresoj për rezultat pozitiv që të na japi mandatin e nëntë. Falenderij votuesit dhe vëzhguesit. Vlora fiton gjithmonë. Sepse fiton vizioni dhe politikat e qeverisë shqiptare, për ta çuar Vlorën dhe të gjithë përpara. Urime dhe atyre që kanë marrë pjesë në këtë garë”, tha kryebashkiaku për Report Tv.

Kujtojmë se një ndër shqetësimet e Partisë Socialiste në këtë qark ishte fakti se në të njëjtën ditë me zgjedhjet u zhvillua dhe faza finale e “Giro d’Italia”. Ata depozituan dhe një kërkesë në KQZ që orari i votimit në qytetin e Vlorës të shtyhej deri në orën 22:00, por kjo kërkesë dështoi gjatë mbledhjes së Komisionit Rregullator, pasi demokratët vendosën të braktisin mbledhjen.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese