Ndërsa na ndajnë më pak se dy orë nga përfundimi i procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare në vend të cilat mbahen njër në 4 vite, PS ka dalë në deklaratë ku bën thirrje qytetarëve për të votuar.
Zëdhënësja për zgjedhjet pranë Partisë Socialiste, Silda Çepe i ka bërë thirrje qytetarëve të dalin të votojnë pasi vota është shumë e rëndësishme dhe duhet që të vendosni për drejtimin e Shqipërisë
Deklarata e zëdhënëses për zgjedhjet pranë PS, Silda Çepe
Të nderuar qytetarë
Deri në mbylljen e kutive të votimit kanë mbetur edhe pak orë – dhe çdo votë e juaja ka rëndësi.
Në këtë ditë të jashtëzakonshme për demokracinë tonë, secili prej jush ka mundësinë të vendosë nëse Shqipëria do të ecë përpara apo do të shkojë në drejtim të paditur.
Prandaj:
I bëjmë thirrje çdo prindi, çdo nëne e babai, gjysheje e gjyshi që të mendojnë për fëmijët e nipërit e tyre e të votojnë.
I bëjmë thirrje çdo sipërmarrësi e çdo profesionisti, çdo punëtori e fermeri që me djersën e mundin e tyre e kanë çuar këtë vend përpara që të dalin e të votojnë.
I bëjmë thirrje të rinjve e të rejave që besojnë tek Shqipëria moderne e europiane që të dalin të votojnë,
Votoni!
Dilni dhe votoni!
Merrni me vete një të afërm, një mik, një fqinj – dhe votoni për Shqipërinë që meritoni.
Vota juaj është fuqia juaj. Përdoreni atë.

