Teksa zgjedhjet parlamentare janë kanë përfunduar, mediet në vend kanë nisur të nxjerrin “exit-pollet”. Albania Post raportonte se Partia Socialiste do të merrte 79 mandate referuar matjes së sondazheve. Ndërsa Partia Demokratike 54 mandate.
Menjëherë pas kësaj ka reaguar, Blerim Gjeladini, eksperti i njohur i rrjeteve sociale. CEO i “Terra Marketing” ironizon, teksa bën një krahasim me vitin 2021 ku e njëjta media nxirrte fitues Lulzim Bashën, ndërsa Ramën humbës. Por, në fakt shifrat treguan të kundërtën asokohe, ku Partia Demokratike pësoi disfatë të jashtëzakonshme.
E për këtë, Gjeladini shkruan: “Exit Poll-i i Albanian Post ishte deja vu e vitit 2021 — Lul Basha fitues, Edi Rama humbës. Thua të kenë porosit exitpollin në ndonjë restorant peshku, bashkë me byrekun?”
