Hapësire reklamuese

Politikë

PS-ja denoncon praninë e kandidatëve të PD-së pranë qendrave të votimit: Baçi dhe Çela në orët e pasdites…

Shkruar nga Newsbomb
PS-ja denoncon praninë e kandidatëve të PD-së pranë
Foto ilustruese

Partia Socialiste ka denoncuar praninë e kandidatëve të Partisë Demokratike pranë qendrave të votimit, duke thyerë Kodin Zgjedhor.

Sipas PS-së, Luan Baci dhe Gentian Çela janë parë në orët e pasdites pranë disa qendrave të votimit. Baci ndodhet shumë pranë qendrave të votimit në qytetin e Fierit, ndërsa Çela është parë në zonën e Çiflikut.

“Kandidatët e PD vijojnë të thyejnë Kodin Zgjedhor duke hyrë në qendrat e votimit.

Kandidatët e Partisë Demokratike në qarkun Fier në mënyrë të përsëritur gjatë gjithë ditës së sotme kanë thyer Kodin Zgjedhor, duke hyrë brenda qendrave të votimit. Luan Baçi dhe Gentian Çela janë regjistruar në orët e pasditeve pranë qendrave të votimit.

Kandidati Baçi ndodhet shumë pranë qendrave të votimit numër 2994 dhe 2994/1 në qytetin e Fierit. ndërkohë, kandidati Çela ka qenë në Çiflik në qendrën e votimit numër 2918″, thuhet në njoftimin e tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese