Partia Demokratike ka fituar me një diferencës të thellë ndaj Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit. Partia Demokratike ka siguruar 18,934 vota, Partia Socialiste 10,970 vota, PSD 5061 vota, Partia Mundësia 241 vota dhe Shqipëria Bëhet me 227 vota. Partia Demokratike ka siguar dy mandate ndërsa Partia Socialiste vetëm një mandat në këtë qark.
Nga numërimi i 28 kutive në Has, Partia Demokratike kryeson me 3547 vota, Partia Socialiste në vend të dytë me 2231 vota, PSD e Tom Doshit me 841 vota, Partia Mundësia 37 vota dhe Nisma Shqipëria Bëhet me 32 vota.
Në Tropojë nga numërimi i 38 kutive, PD ka marrë 6056 vota, PS 2510 vota, PSD 340 vota, Nisma Shqipëria Bëhet 69 vota dhe Partia Mundësia me 31 vota.
Ndërsa në Kukës ka rezultuar se Partia Demokratike ka marrë 9331 vota, Partia Socialiste 6229 vota, PSD në vend të tretë me 3880 vota, Partia Mundësia 173 vota dhe Nisma Shqipëria Bëhet me 126 vota.
