Hapësire reklamuese

Politikë

PS e Vlorës kërkoi shtyrjen e orarit të votimit për shkak të "Giro d’Italia", ja kur mblidhet Komisioni Rregullator për të vendosur

Shkruar nga Newsbomb
PS e Vlorës kërkoi shtyrjen e orarit të votimit për shkak
Foto ilustruese

Komisioni Rregullator do të mblidhet rreth orës 17:00 për të shyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për shtyrjen e orës së votimit në Vlorë. Nga kjo mbledhje pritet që të merret një vendim për të mundësuar një zhvillim të qetë të procesit zgjedhor në qytetin bregdetar.

Partia Socialiste, dega në Vlorë, i dërgoi ditën e djeshm një shkresë zyrtare KQZ ku kërkoi që orari zyrtar i përfundimit të procesit të votimit në Bashkinë e Vlorës të mos jetë ora 19:00, por 22:00, duke e shtyrë me tre orë afatin për shkak të garës së “Giro D’Italia”.

Në shkresën drejtuar KQZ-së thuhet se do të bllokohen 14 akse kryesore rrugore dhe për pasojë kjo do të ndikojë në aksesueshmërinë e 55 qendrave të votimit të kësaj Bashkie. Ndërkohë që më herët Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, deklaroi për mediat se nuk do të ketë shtyrje të orarit të votimit. 



Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese