Hapësire reklamuese

Politikë

PS drejt mandatit të katërt në Dibër, Xhelal Mziu “nuk e beson”: Kanë blerë dhe vjedhur votat me miliona euro

Shkruar nga Newsbomb
PS drejt mandatit të katërt në Dibër, Xhelal Mziu “nuk
Kandidati për deputet i PD në Dibër, Xhelal Mziu

Kandidati për deputet i PD në Dibër, Xhelal Mziu akuzon PS dhe eksponentë të kësj partie se kanë blerë dhe vjedhur votat në qarkun e Dibrës.

Qarku i Dibrës është rozë ku PS ka fituar 58.82% të votave, ndërsa PD-ASHM vetëm 36.81%. Mziu në një deklaratë për Euroneës Albania shprehet se nuk ka mundësi që PD të dal me këtë humbje në Dibra dhe se nuk do e pranojnë rezultatin.

“Nuk mund të pranojmë një rezultat ku janë hedhur miliona euro në këmbim të votës, besoj që kushdo e kupton. Shoh një tendencë të zonave të cilat duhet të kishim një rezultat të thellë, shpresoj ta ruajmë mandatin e tretë në Diber, por varet nga shuma që kanë hedhur”, - u shpreh Mziu.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 2021, PD fitoi 3 mandate në Diber, ndërsa PS fitoi 2.

PS drejt mandatit të katërt në Dibër, Xhelal Mziu “nuk

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese