Kreu i Komisionit Qendor të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka dalë në një konferencë për mediat duke sjellë një panoramë të përgjithshmë të situatës aktuale të procesit të votimit në të gjitha qarqet e vendit.
Celibashi deklaroi për mediat se në përgjithësi procesi ka filluar dhe po vijon normalisht, përveç disa porblematikave që i konsideron të zakonshme, atë mes komisonerëve.
Lidhur me kandidatët të cilët u panë në qendrat e votimi duke thyer Kodin Zgjedhor, Celibashi tha se që pas thirrjes publike, nuk ka pasur më të tilla raportime.
Ndërkohë, sa i përket votimit elektronik në njësine nr.10 dhe në Bashkinë Vorë, Celibashi theksoi se procesi i votimi po vijon normalisht, përveçse në 4 qendra pa operator, ku nuk kanë ardhur operatorët.
"Në përgjithësi rezulton që tej atyre porblematikave të orës së parë ku jemi mësuar me ato deabatet mes komiionerëve, procesi ka filluar dhe ka vijuar normalisht. Patëm disa raportime edhe nga stafi në terren por edhe nga përfaqësues politik nag të dy krahët mbi prezencë për kandidatët për deputetë në qendra votimi për të cilët adresuam atë thirrje publike. Më pas nuk ka pasur më problematika të tilla.
Sa i përket votimi elektronik në një 10 dhe në Vorë, raportimet qe kemi marrë tregon se procesi atje po vijon normalisht. Janë vetëm 4 qendra pa operator, ku nuk ka ardhur operatori.", tha Celibashi.
