Kryedemokrati Sali Berisha ka votuar në procesin e Primareve që po zhvillohet këtë të shtunë në të gjitha qarqet e vendit.
Në një pronocim për mediat, Berisha ka përshëndetur të gjithë anëtarët që votuan dhe do të votojnë për të shprehur vulnetin e tyre, duke e konsideruar një akt shprese për të gjithë shqiptarët. Sa i përket kandidaturave, Berisha u shpeh se ishin mjaft konkurruese dhe ishte e vështirë për të përqëndruar vendimin.
Berisha ka theksuar se kjo është një ditë shprese për PD, pluralizmin politik dhe lirinë. Kreu i demokratëve shprehet se PD prin në betejën e saj për liritë e të drejtat e anëtarëve të saj.
“Përshëndetje të përemër për të gjithë ata që votuan dhe do të votojnë sot për të shprehur vullnetin e tyre për kandidatët që duan t’i përfaqësojnë. Kjo është një ditë e rëndësishme për PD, për pluralizmin politik dhe lirinë. Ky është një akt shprese për të gjithë shqiptarët. Ishte e vështirë se kishte kandidatura konkurruese, sa ishte e vështirë të përqëndroje vendimin. PD prin në betejën e saj për liritë e të drejtat e anëtarëve të saj”, tha Berisha.

