Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Primaret e Qarkut të Tiranës, kush janë kandidatët më të votuar nga anëtarësia e PD

Shkruar nga Newsbomb
Primaret e Qarkut të Tiranës, kush janë kandidatët më
Hysen Kadiu/ Ilir Alimehmeti/ Jorida Tabaku

Hysen Kadiu është renditur i pari në primaret e Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, duke marrë më shumë vota në rang qarku.

Një pjesë e konsiderueshme e mbështetjes ka ardhur nga demokratët e Kavajës dhe Rrogozhinës.

Kadiu, i cili më herët mbante postin e kryetarit të degës së PD në Kavajë, dha dorëheqjen për të marrë pjesë në garën e primareve.

"Të nderuar demokratë të Qarkut të Tiranës, Ju falënderoj për mbështetjen dhe besimin që treguat në këto primare. Vota juaj më nxori të parin me rezultatin më të lartë, në këtë qark dhe për këtë jam thellësisht mirënjohës.

Një falënderim i veçantë shkon për Kavajën, që dha një mesazh të qartë me pjesëmarrjen e saj të lartë në këto primare dhe mbështetjen e fortë e të palëkundur për PD dhe kryetarin Sali Berisha.

Angazhimi juaj është forca ime për të vazhduar këtë rrugëtim me vendosmëri dhe përkushtim. Ky është vetëm fillimi i një sfide të madhe. Së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë! Faleminderit nga zemra", - shkruan Kadiu. 

Pas tij është pozicionuar anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari, i pasuar nga Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese