Hapësire reklamuese

Politikë

"Presim veprime konkrete!" Presidentja Osmani në Tiranë, përsërit thirrjet për BE-në: Të hiqen masat ndaj Kosovës

Shkruar nga Newsbomb
"Presim veprime konkrete!" Presidentja Osmani në Tiranë,
Rama-Osmani

Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani ka mbërritur në Tiranë, në kuadër të Samitit të 6 të Komunitetit Europian, që po organizohet për herë të parë në Shqipëri. 

Osmani u prit ngrohtësisht nga kryeministri Edi Rama, i cili është duke mikpritur të gjithë liderët europianë dhe të rajonit në tapetin e kuq, në sheshin "Skënderbej".

Duke folur për mediat, Osmani bëri sëish thirrje BE-së për heqjen e masave ndaj Kosovës. Presidentja foli për rëndësinë e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Europian, ndërsa theksoi se ka ardhur kohë për hapa konkrete për procesin e anëtarësimit. 

“Më me rëndësi se sa bisedimet me Serbinë, janë ato të Kosovës me Bashkimin Europian. Kosova ka aplikuar për anëtarësimin në BE që para 2 viteve, por për fat të keq akoma nuk kemi një gjë konkrete, për shkak të disa komunikimeve të panevojshme politike që krijohen nga disa shtete anëtare. Meqë ky është Samiti i gjashtë i Komunitetit Ekonomik Europian, ka ardhur koha që përtej fjalëve të bukura për anëtarësim të ketë dhe veprime konkrete, për arsye se ky samit po ashtu mbahet në Ballkanin Perëndimor është shumë me rëndësi që të kemi rezultate konkrete për shtete si Kosova e cila është 100% në linjë të plotë me qëndrimet e Bashkimit Europian për politikën e jashtme. Sa i përket dialogu Kosovë-Serbi duhet të flasim pikë së pari për heqjen e masave nga Bashkimi Europian sepse kjo dëmton vetë kredibilitetin e Bashkimit Europian”, tha Vjosa Osmani.", tha Osmani.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese