Hapësire reklamuese

Politikë

Presidenti Begaj nuk humb kohë, DEKRETON Edi Ramën! Kryeministri merr PËRGJEGJËSITË edhe për "Diellën"

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti Begaj nuk humb kohë, DEKRETON Edi Ramën! Kryeministri merr
Presidenti Begaj dekreton Edi Ramen per qeverine e re

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nuk ka humbur kohë me dekretimin e qeverisë së re. Ai sapo i ka besuar kryeministrit Edi Rama dekretin me firmë dhe vulë për të zgjedhur anëtarët e kabinetit dhe njëherësh të marrë përgjegjësitë e "Diellës".

Siç njoftoi ai vetë dje në Asamblenë Kombëtare të PS, ajo do të jetë e para ministre e krijuar nga inteligjenca artificiale.

Mirëpo, ajo që bie në sy në Nenin 2 të Dekretit Presidencial, është se detyrat dhe përgjegjësit për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale - "Diella" do t'i ketë përsëri kreu i qeverisë shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ka shpallur dje qeverinë e re "Rama 4", me të cilën do të drejtojë vendin edhe për një mandat tjetër, duke vendosur një rekord 16 vjeçar në qeverisje, si askush tjetër më parë.

Bie në sy, se kabineti i ri ka ministra aktualë që kanë fituar besimin e Edi Ramës për të qëndruar në këto dikastere edhe për një mandat tjetër, ministra që u riformatohet portofoli dhe emra të rinj që dalin për herë të parë në skenën politike.

Më poshtë, të gjithë emrat dhe pozicionet e kabinetit të ri qeveritar:

Edi Rama - Kryeministër i Shqipërisë;

Belinda Balluku - Zëvendëskryeministër dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë;

Albana Koçiu - Lë Shëndetësinë dhe emërohet Ministre e Brendshme;

Elisa Spiropali - Lë Kuvendin dhe emërohet Ministre e Jashtme;

Pirro Vengu - Ministër i Mbrojtjes;

Blendi Gonxhe - Ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sporteve;

Sofjan Jaupaj - Ministër i Mjedisit;

Mirela Kumbaro - Ministre e Arsimit dhe Rinisë;

Petrit Malaj - Ministër i Financave

Evis Sala - Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;

Besfort LLamallari - Ministër i Drejtësisë;

"Diella" - Ministre e Inteligjencës Artificiale;

Delina Ibrahimaj - Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit;

Andis Salla - Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

Ervin Demo - Ministër për Pushtetin Vendor;

Majlinda Dhuka - Ministre e Shtetit dhe kryenegociate e Shqipërisë;

Adea Pirdenin - Ministre e Shtetit për Antikorrupsionin;

Toni Gogu - Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese