Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka ndarë një mesazh ngushëllimi për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Fatos Nanos, menjëherë pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit, këtë të premte në moshën 73 vjeçare.
"Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, liderit socialist dhe të tranzicionit të Shqipërisë në vitet ‘90 dhe 2000.
Fatos Nano do të mbahet mend si lideri liberal dhe reformator. Ngushëllimet i shkojnë familjes, si dhe miqve e dashamirësve të shumtë të tij. I paharruar", shkruan Presidenti Bajram Begaj, teksa publikon dhe një fotografi bardhë e zi të tij.
Ish-kryeministri dhe një nga njerëzit më të rëndësishëm të politikës shqiptare, Fatos Nano, ka mbyllur sytë përgjithmonë këtë të premte, datë 31 Tetor 2025. Ai ndodhej në terapi intensive dhe mjekët nuk kanë mundur ta zgjojnë.
Ish-kryeministri Fatos Nano ishte prej 22 ditësh në terapi intensive, në një nga spitalet private të kryeqytetit dhe ndërroi jetë zyrtarisht sot në orën 14:00.
Burime për Neësbomb.al bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e liderit historik të Partisë Socialiste, ka qenë e rëndë. Pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, Fatos Nano nuk ka dhënë asnjë reagim ndaj ngacmimeve të jashtme të provokuara nga mjekët.

