Hapësire reklamuese

Politikë

“Precedent i rrezikshëm”, votat e diasporës janë plotësuar nga e njëjta dorë? Taulant Balla: Nuk ka shumë mundësi për të bërë një kryq ndryshe

Shkruar nga Newsbomb
“Precedent i rrezikshëm”, votat e diasporës janë
Taulant Balla

Drejtuesi politik për diasporën në Partinë Socialiste, Taulant Balla në një intervistë për Euroneës, vijon të ndjekë nga afër procesin e numërimit të votave të diasporës.

Siç është raportuar dhe më herët në media, janë hasur probleme në numërimin e zarfeve të ardhura nga Greqia lidhur me vlefshmërinë e tyre. Lidhur me këtë Ps ka dorëzuar pranë KQZ dhe një letër-kërkesë ku kërkohet numërimi i të gjithë zarfeve të diasporës.

KAS-i duhet tëishte mbledhur më herët për ta shqyrtuar këtë vendim i cili në vlerësimin tim, ishte vendim haptazi i pabazuar në kodin zgjedhor. Pra t’i japësh të drejtë një numëruesi në diskresionin e vet vendosi nëse dua ose jo të numëroj një fletë votimi, ishtë një precendet i rrezikshëm që mund të pengonte procesin e numërimit.

Por cdo përpjekje e opozitës për të penguar ecjen përpara, është kot dhe thirrja ime është të plotësojmë sa të kemi mundësi grupet e nuëmrimit me përfaqësuesit e tyre që të hecim me procesin e numërimit.

Falënderoj të gjithë ata që u regjistruan dhe ata që kanë votuar PS dhe PD sepse vota e tyre i bëri këto zgjedhje historike. Në secilin prej nesh ka në mandatin e tij dhe votën e diasporës”, tha Taulant Balla.

Ndër të tjera gazetarja u shpreh se në konstatimin e saj, të gjitha zarfet e diasporës janë të plotësuara me të njëjtin stilolaps dhe me të njëtën shenjë kryqi, pyetje të cilës Balla iu përgjigj se nuk ka shumë mundësi për të bërë një kryq ndryshe brenda një forme katër këndore.

Gazetarja nuk e paska vënë re që kreministri Edi Rama dhe unë si drejtues politik i diasporës, kemi bërë thirrje në diasporë të votohet vetëm numri 5.

Problemi është që kryqi në një katërkëndësh mund të bëhet njëlloj nga cdo dorë se nuk ke mundësi ta bësh tjetër. Duhet të lidhësh këndin poshtë majtas me këndin lart djathtas dhe këndin djathtas poshtë me këndin majtas lart”, u shpreh Balla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese