Është refuzuar nisja e procesit të votimit në qendrën e votimit 4664 të qytetit të Sarandës.
Shkak për këtë vonesë raportohet të jetë bërë prezenca e një posteri me portretin e kryetarit të “Partia Mundësia” pak metra më tutje qendrës së votimit.
Sakaq, është njoftuar KZAZ si dhe policia për të hequr posterin nga pika ku është pozicionuar.
Por, Saranda nuk është e vetmja që po has probleme me hapjen e procesit të votimit. Probleme raportohen dhe në kryeqytet në qendrën e votimit te “Dëshmorët e Lirisë” në njësinë numër 5 ku shkak mësohet të jetë bërë moskonfigurimi i të dhënave nga pajisja e identifikimit.
Ndërkohë dhe Vlora është përballuar me disa problematika të momenteve të fundit përsa i përket anëtarëve të komisionit ku dy prej tyre kanë dhënë dorëheqjen për arsye familjare. Mësohet se kryetari i komisionerit për fat të keq ka humbur mamanë e tij, ngjarje që ka ndikuar dhe në mirëfunksionimin e procesit të votimit.

