Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Po humbe, do bëhesh nënkryetar apo do ikësh në Amerikë?" Gazetarët e pyesin drejtpërdrejt, ja çfarë tha Petro Gjikuria

Shkruar nga Newsbomb
"Po humbe, do bëhesh nënkryetar apo do ikësh në
Kandidati opozitar Petro Gjikuria

Petro Gjikuria, kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, sapo ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar. Ai është paraqitur i vetëm në qendrën e votimit në Himarë dhe pasi ka hedhur votën në kuti, u është drejtuar mediave.

Gazetarët e kanë pyetur drejtpërdrejt, çfarë do të bëjë Petro Gjikuria nëse humbet zgjedhjet, nëse do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos për të shërbyer si nënkryetar i Himarës, apo do të largohet në Amerikë, vend ku dhe jeton.

Sipërmarrësi që është kthyer nga SHBA për të marrë drejtimin e Himarës, u propozua nga partia e Vangjel Dules dhe u pranua nga opozita. Ai tha me bindje se do të jetë ai kryebashkiaku i ri, dhe jo Vangjel Tavo.

"Kjo është një ditë feste, le ta festojmë të gjithë bashkë. Uroj të gjithë që të shkojnë në kutitë e votimit, të votojnë dhe të zgjedhin demokracinë. Se çfarë do të ndodhë nesër, do ta marrim vesh të hënën. Unë do të jem kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Himarës", u shpreh Petro Gjikuria.

Më herët, kutive të votimit u është drejtuar me familjen dhe kandidati socialist Vangjel Tavo. AI ka bërë thirrje që himariotët të dalin masivisht në votime dhe të zgjedhin alternativën më të mirë për të drejtuar bashkinë.

Procesi deri tani, kur kanë kaluar tre orë nga nisja zyrtare, vijon i qetë dhe si problematikë është paraqitur vetëm fakti se shumë qytetarë kanë karta identiteti të skaduara dhe komisionerët kanë vendosur unanimisht që ata të mos votojnë.

I pyetur për këtë problematikë, Petro Gjikuria u shpreh: "Vitin e kaluar njerëzit u lejuan të votojnë me karta të skaduara kurse këtë herë nuk u lanë të votoni, Ky është problem”, tha kandidati demokrat."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese