Hapësire reklamuese

Politikë

Pezullohet procesi i votimit në Lushnjë, komisionerët e PS-së dhe PD-së përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Shkruar nga Newsbomb
Pezullohet procesi i votimit në Lushnjë, komisionerët e
Pamje nga sherri

Një tjetër përplasje fizike ka ndodhur ditën e sotme në qendrën e votimit, e cila është regjistruar në Lushnjë mes komisionerëve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

Sipas informacioneve, mësohet se shkak ka qenë se komisionerët nga ana e PD-së janë ankuar se ata të PS-së kanë filmuar votat e qytetarëve.

“S’ka burrë nëne”, është dëgjuar të thotë njëri prej tyre.

Ndërkohë, njëri prej komisionervëe është ka dhënë detaje, teksa ka thënë se një nga anëtarët e PD-së ka kërkuar mbylljen e kamerave dhe më pas janë përplasur dhe më pas procesi i votimit është pezulluar.

“Në mëngjes kanë ardhur anëtarët bashkë me sekretarin dhe kryetarin, anëtari i PD ka kërkuar të mbyllen kamerat, në atë moment ka ndodhur përplasja e parë. Më pas u mbyllën kamerat. Ka pasur pretendime nga anëtari i PD se ai i PS po bënte foto”, ka thënë njëri prej komisionerëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese