Foto ilustruese/ policia në Kukës
Një incident është shënuar në KZAZ nr. 11 në Kukës, ku një grup efektivësh policie kanë tentuar të ndalojnë një të ri, por ky i fundit ka reaguar me forcë, duke i shtyrë dhe arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.
Pamjet ekskluzive të siguruara nga Top Channel tregojnë momentin e përplasjes fizike mes të riut dhe efektivëve. Ende nuk janë bërë të ditura arsyet për të cilat policia ka kërkuar ndalimin e tij.
Ngjarja është në hetim dhe pritet një reagim zyrtar nga autoritetet.
Moment nga përplasja me policët/ ©PhotoCredits Top-Channel
Sondazh
Poll
