Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Përfundon procesi i votimit në Tepelenë! PS merr Këlcyrën, Memaliajn dhe Libohovën, PD “siguron” vendin e dytë

Shkruar nga Newsbomb
Përfundon procesi i votimit në Tepelenë! PS merr
Foto ilustruese

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në të 22 qendrat e votimit në Tepelenë.

Sipas përditësimit nga KQZ-ja, me 3214 vota ose 68.15%, ka kryesuar Partia Socialiste, e cila ndiqet nga Partia Demokratike-ASHM me 1003 vota ose 21.27%.

Ndërkohë, partitë e tjera që ndjekin forcat më të mëdha politike janë Nisma Shqipëria Bëhet me 149 vota ose 3.16%, ndërsa PSD me 130 vota ose 2.76%, si dhe Mundëisa me 84 vota ose 1.78%.

Përfundon procesi i votimit në Tepelenë! PS merr
Tepelene

Gjithashtu, në Libohovë kryeson PS me 1231 vota ose 56.86% dhe PD-ASHM me 768 vota ose 35.47%, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet me 105 vota ose 4.85%.

Përfundon procesi i votimit në Tepelenë! PS merr
Libohove

Edhe në Këlcyrë janë numëruar të 16 qendrat e votimit, ku kryeson sërish PS me 1702 vota ose 58.87%, teksa ndiqet nga PD-ASHM me 965 vota ose 33.38%.

Përfundon procesi i votimit në Tepelenë! PS merr
Kelcyre

Në Memaliaj me 3003 vota PS ose 63.66% dhe PD-ASHM me 1444 vota ose 30.61%.

Përfundon procesi i votimit në Tepelenë! PS merr
Memaliaj



Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese