Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Vlorës për zgjedhjet e 11 majit. Nga 232 kuti votimi të numëruara, Partia Socialiste ka dalë fituese me një rezultat të thellë.
PS ka marrë gjithsej 29,499 vota, që përbëjnë 59.43% të totalit të votave në këtë bashki bregdetare, duke ruajtur një avantazh të ndjeshëm ndaj rivalëve.
Në vend të dytë është renditur koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me 12,521 vota, ose 25.23% të votave të vlefshme.
Partia Mundësia ka dalë e treta me 3,671 vota (7.40%), ndërsa në vend të katërt është Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, me 1,947 vota (3.92%).
Subjektet e tjera politike kanë marrë mbështetje më të kufizuar:
Lëvizja Bashkë – 718 vota (1.45%)
Partia Koalicioni Euroatlantik – 463 vota (0.93%)
Partia Socialdemokrate – 288 vota (0.58%)
Koalicioni Djathtas për Zhvillim – 248 vota (0.50%)
Aleanca Kombëtare Shqiptare – 137 vota (0.28%)
Aleanca Demokracia e Re – 73 vota (0.15%)
Lëvizja Atdheu – 71 vota (0.14%)
