Hapësire reklamuese

Politikë

Përfaqësuesi i KE-së përgëzon Shqipërinë: Jam i lumtur, vendi juaj ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit

Shkruar nga Newsbomb
Përfaqësuesi i KE-së përgëzon Shqipërinë: Jam
Gianluca Esposito.

Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha kanë marrë pjesë ditën e sotme në COD, për prezantimin e raportit të GRECO për luftën antikorrupsion.

I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe drejtori i Përgjithshëm për të Drejtat e Nerjiut dhe Sundimin e Ligjit në Këshillin e Europës, Gianluca Esposito.

Gjatë fjalës së tij Esposito theksoi se parandalimi i korrupsionit është “kyç” për shoqërinë, teksa më tej nënvizoi rezultatet pozitive që vendi ynë ka arritur në realizimin e piketave të vendosura dhe faktin se kur ka vullnet politik gjërat ecin para.

 “Kënaqësi sa herë vij në Tiranë, ndihem si në shtëpi kur vij këtu. GRECO Ndihmon vendet për të ngritur sistemin për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin. Me korrupsionin humbasim të gjithë, humbet shoqëria. Parandalimi është kyç, që të mos shfaqet. Autoritetet kanë ngritur një sistem që është efektiv në luftën ndaj korrupsionit. Korrupsioni nuk është çështje kombësie, pasaporte apo përkatësie, është fenomen.

Jam i lumtur që Shqipëria i ka plotësuar këto pika për të luftuar korrupsionin. Kjo punë këtu dhe në Strasburg ka funksonuar mirë. Kur ka vullnet politik për të kryer reformat, reformat ndodhin. Ky është kyçi i suksesit, kur ka vullnet politik reformat ndodhin dhe ka rezultat. Jam i nderuar që jam këtu për të festuar këtë moment të veçantë”, u shpreh Esposito ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese