Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Për një 'B', fjala 'Balla' bëhet 'Palla", komentuesi e ironizon për mbiemrin, Ministri nuk kursehet: E ke pa sa e kishte pallën Skënderbeu?!

Shkruar nga Newsbomb
"Për një 'B', fjala 'Balla' bëhet
Ilustrim: Taulant Balla dhe replikat me qytetarin

Ministri Taulant Balla është përfshirë së fundmi në disa replika me komentuesit, në llogarinë e tij në rrjetet sociale, pas publikimit të një video ironizuese për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Lideri demokrat shkoi dje në SPAK, ndërsa Balla shkruante se "bufi" ishte kthyer në shkollë, duke bërë një paralelizëm me rikthimin e fëmijëve në çerdhe e shkolla, më 1 Shtator.

Një nga replikat lidhet me mbiemrin e tij, të cilën komentuesi i ka shtrembëruar, por ministri socialist nuk ia ka kursyer as përgjigjen.

"Për një 'B', fjala 'Balla' bëhet
Replikat e qytetarit me Taulant Ballen ne "Facebook"

"O tao tao!!! Ne fakt per nje b-qe ti se ve fjala “Balla” behet “Palla”, shkruan qytetari, ndërkohë që Taulant Balla ka bërë një krahasim tjetër, por normalisht ka ditur të luajë me fjalët, duke fshehur kuptimin e drejtpërdrejtë.

"Oresti Berberi e ke pa sa e kishte pallën (figurë me simbol shpate) Skenderbeu", përgjigjet Taulant Balla, duke zgjedhur të mos e fshijë komentin apo të bëjë sikur nuk e ka parë, por i ka kthyer qytetarit atë që donte.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese