Kandidatja e listave të hapura për qarkun e Vlorës për Partinë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar në rrjete sociale një rast ku pretendohet se po kryhen shantazhe me qëllim marrjen e votës nga simpatizantë të Partisë Socialiste.
Zhupa ka publikuar gjithashtu dhe pamjet nga një bar kafe pranë qendrës së votimit 4664 në Sarandë ku shihen dy vajza dhe një burrë të grumbulluar në një tavolinë ku të hapura janë disa lista emërore.
Kandidatja Zhupa shkruan: Patronazhistet në aksion!
Me lista me numër id dhe të dhëna personale të marra në shkelje të ligjit, qëndrojnë pranë qendrës së votimit 4664, përkatësisht SOS BAR në Sarandë, për të intimiduar dhe monituar zgjedhësit.
Ta dinë patronazhistet se janë të monituara dhe do e marrin përgjigjen e merituar.

