
Në njësinë administrative Pojan në Bashkinë e Maliqit dhe në Fushë-Arrëz procesi i numërimit të votimit ka përfunduar.
Sipas përditësimit nga KQZ, në Pojan nga 19 kuti janë numëruar 18 të tilla dhe partia që udhëheq është ajo e Partisë Socialiste me 2647 vota ose 52.57%, ndërsa sërish ndiqet nga Partia Demokratike me 1665 vota ose 33.07%.
Gjithashtu në Pojan kanë dalë të pavlefshme 222 kuti numërimi.
Ndërkohë, në Fushë-Arrëz, në 16 kutitë e votimit, partia që kryeson është ajo e Demokrates me 1315 vota ose 41.93%, ndërsa ndiqet nga Partia Socialiste me 1137 vota ose 36.26%.
Njësia administrative Pojan Bashkia Maliq, rezultatet:
PS- 2647
PD- 1665
PSD- 370
Nisma Shqipëria Bëhet- 234 vota
Partia Mundësia- 63
Lëvizja bashkë- 24
Lëvizja Atdheu- 5
Partia Koalicioni Euroatlantik- 17
Të pavlefshme- 222
Fushë-Arrëz, rezultatet:
PD- 1315 vota
PS 1137
PSD 621
Shqipëria Bëhet 25
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 3
Partia Aleanca Demokracia e Re 0
Koalicioni Djathtas për Zhvillim 7
Partia Mundësia 621
