
Në qytetin e Elbasanit deri më tani janë numëruar 33 kuti votimi nga 122 të tilla, ndërsa në Vlorë deri më tani janë numëruar 36 kuti nga 164 të tilla, ndërsa ende vazhdon procesi i votimit.
Për sa i përket qarkut të Vlorës, edhe pse pjesëmarrja e votuesve ishte e ulët sërish Partia Socialiste ka bërë të mundur të kryesojë me 4648 vota ose 58.67%, ndërsa Partia Demokratike-ASHM me 2003 vota ose 25.28%.
Gjithashtu dhe Partia Mundësia në Vlorë ka arritur të fitojë 656 vota ose 8.28%, ndërsa ndiqet më pas nga Nisma Shqiëpria Bëhët 304 vota ose 3.84%.
Rezultatet e partive:
PD-ASHM- 2003
LËVIZJA BASHKË- 127
LËVIZJA ATDHEU- 13
PARTIA KOALICIONI EUROATLANTIK- 65
PS- 4648
NISMA SHQIPËRIA BËHET- 304
AKSH- 30
ADR- 12
DJATHTAS PËR ZHVILLIM- 37
MUNDËSIA – 656
PSD- 27

Ndërkohë në Elbasan nga 122 kuti votimi janë numëruar 33 të tilla, ku partia që kryeson është Partia Socialiste 5827 ose 54.46%, ndërsa PD-ASHM me 3716 ose 34.73%.
Gjithashtu, Partia Mundësia ka marrë 359 vota ose 3.36%, teksa ndiqet nga Nisma Shiqëria Bëhet me 281 vota ose 2.63%.
Rezultatet:
PD-ASHM- 3716
LËVIZJA BASHKË- 118
LËVIZJA ATDHEU- 20
PARTIA KOALICIONI EUROATLANTIK- 187
PS- 5827
NISMA SHQIPËRIA BËHET- 281
AKSH- 14
ADR- 13
DJATHTAS PËR ZHVILLIM- 51
MUNDËSIA – 359
PSD- 114
