
Numërimi i votave në vendin tonë është duke vijuar normalisht, ku në kryeqytet deri më tani nga 1 mijë e 282 kuti votimi janë hapur 256 të tilla në qendrat e votimit.
Sipas të dhënave të përditësuara nga KQZ, deri më tani, edhe në Tiranë partia që kryeson është ajo e Socialistes me 37040 vota ose me 47.83%, ndërsa ndiqet nga Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca Për Shqipërinë Madhështore me 27175 vota ose 35.09%.
Rezultatet për të gjitha partitë:
PD-ASHM- 35.14%
PS- 47.80%
Lëvizja Bashkë-2.83%
Lëvizja Atdheu- 0.16%
Partia Koalicioni Atlantik- 1.63%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet- 3.12%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare- 0.28%
Partia Aleanca Demokracia e Re- 0.12%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim- 0.51%
Partia Mundësia- 4.92%
Partia SocialDemokrate- 3.49%