Hapësire reklamuese

Politikë

Partia Mundësia denoncon parregullsi në Shkozë: Fletë të pavlefshme, të numëruara si të vlefshme

Shkruar nga Newsbomb
Partia Mundësia denoncon parregullsi në Shkozë: Fletë
Cast nga numërimi i votave

Ndërsa vijon procesi i numërimit të votave në qarkun e Tiranës, Partia Mundësia ka ngritur një shqetësim lidhur me mbarëvajtjen e numërimit në KZAZ nr. 32, në zonën e Shkozës.

Sipas kësaj force politike, në kutinë me numër 1706/1 janë konstatuar fletë votimi të pavlefshme, të cilat janë llogaritur si të vlefshme gjatë procesit të numërimit. Partia ka bërë me dije se ka kërkuar rinumërimin zyrtar të kutisë, por kërkesa e saj është refuzuar nga KZAZ-ja përkatëse.

Për këtë problematikë, Partia Mundësia thotë se ka informuar edhe kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme.

"Në KZAZ 32 në Shkozë kërkuam rinumërimin e një kutie dhe KZAZ-ja nuk pranon. Disa fletë të pavlefshme i llogariten si të vlefshme. Kutia 1706/1. Mbi këtë ngjarje është lajmëruar edhe kreu i KQZ, Celibashi", thuhej në njoftim. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese