Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Pak para nisjes së protestës, vjen reagimi i Partisë së Lirisë

Shkruar nga Newsbomb
Pak para nisjes së protestës, vjen reagimi i Partisë së
Tedi Blushi

Vetëm pak para startimit të protestës së opozitës, ka ardhur dhe një reagim nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Blushi thotë se bllokimi i rrugëve dhe protesta e opozitës do të jetë një thirrje dhe për të gjithë ata shqiptarë të cilët jetojnë jashtë kufijve të vendit tonë dhe janë të gatshëm të përballen me regjimin i cili sipas Blushit ka burgosur politikisht Sali Berishën dhe Ilir Metën.

“Bllokimi i rrugëve, protesta dhe Mosbindja Civile e Opozitës, sot do të jetë një kushtrim edhe për të gjithë ata shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve të vendit tonë dhe që janë të gatshëm të përballen me këtë regjim duke sakrifikuar edhe jetën e tyre në mbrojtje të Çështjes Kombëtare, për të cilën sot Ilir Meta dhe Sali Berisha janë burgosur politikisht”, tha Blushi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese