Hapësire reklamuese

Politikë

“Ore mashtrues, mos sill njerëz të pish kafe me mua se s’pi unë kafe me ty”, Bert Xhabafti në Vorë përplaset me Flamur Nokën

Shkruar nga Newsbomb
“Ore mashtrues, mos sill njerëz të pish kafe me mua se
Bert Xhabafti dhe Flamur Noka/ Foto: Euronews

Bert Xhabafti është përplasur me Flamur Nokën në një prej qendrave të votimit në bashkinë e Vorës. Duket se në Vorë, Flamur Noka Sekretar i Përgjithshëm i PD, nuk e ka njohur Bert Xhabaftin, i cili është një njeri i njohur në bashkinë e Vorës. Por kur e pyeti Flamur Noka se kush ishte ai i tha: “Unë jam Bert Xhabafti”.

“Aaaaaa”, tha Flamur Noka, “Ja pra kush është personi që po kërkojmë dhe i bëjmë thirrje SPAK të ndërhyjë”.

“E pse duhet të ndërhyjë SPAK? Mos më sill mua njerëz për të pirë kafe me ty, o mashtrues! Unë jam në zonë se do votoj”, ishte përgjigja e Xhabaftit për Flamur Nokën.

Noka është shoqëruar nga Albana Vokshi dhe kanë pretenduar se shumë njerëz janë pajisur me badge falso për të orietuar votën për Partinë Socialiste.

Bashkia e Vorës duket se është një mollë e nxehtë e këtyre zgjedhjeve dhe sherri me fjalë mes palëve ndodhi aty në praninë e kamerave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese