Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Opozita akuzon Ramën për atentatin në Shkodër: Shteti i është dorëzuar krimit

Shkruar nga Newsbomb
Opozita akuzon Ramën për atentatin në Shkodër: Shteti i
Foto ilustruese

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, dhe kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, kanë reaguar mbi masakrën e Dobraçit. Politika shqiptare ka dënuar rëndë krimin dhe bandat kriminale ku po i marrin jetën dhe njerëzve të pafajshëm.

Lulzim Basha thotë se shteti i është dorëzuar krimit dhe bandave duke bërë përgjegjës direkt kryeministrin Edi Rama për ngjarjen e sapondodhur.

Sot Shkodra është tronditur nga dora e krimit. Krimi i bërë njësh me shtetin godet i pandëshkuar, duke sjellë vdekje, terror dhe dhimbje. Ngjarja e Shkodrës është një kambanë e fortë alarmi, që tregon dorëzimin e shtetit para bandave kriminale. Krimi e solli në pushtet Edi Ramën, sot ai i është dorëzuar pushtetit të krimit”, ka thënë Lulzim Basha në postimin e tij.

Ndërkohë, duke e quajtur Policinë e Shtetit të dalë jashtë funksioni, Gazment Bardhi ka thënë se këta të fundit duhet të ishin të angazhuar në ruajtjen e rendit publik dhe jo në përndjekjen e kundërshtarëve politikë të Edi Ramës.

Në Shkodër, në mes të qytetit, ndodh një atentat mafioz me disa të vrarë dhe disa të plagosur, ngjarje që nëse Policia do ishte e fokusuar në punën e saj mund dhe duhet të ishte parandaluar. Ndërkohë, Policia e Shtetit është e zënë me përndjekjen politike të çdo kundërshtari të Edi Ramës, deri në absurditetin e “arrestimit” edhe të makinave.

Është një akt kriminal nxjerrja e Policisë së Shtetit jashtë funksioni! Kjo sjell cënim të sigurisë publike dhe akte si kjo e sotmja. Policia që supozohet të luftojë krimin, është shndërruar në mbrojtëse e krimit dhe në vegël në dorën e tij për të goditur opozitën!”, ka shkruar Bardhi në statusin e tij.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese