Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Operacioni i SPAK/ Jo vetëm Ilir Meta, Prokuroria e Posaçme masë sigurie edhe për babain e zv. presidenten e Partisë së Lirisë

Shkruar nga Newsbomb
Operacioni i SPAK/ Jo vetëm Ilir Meta, Prokuroria e Posaçme
Fotomontazh: Pirro Xhixho dhe Erisa Xhixho dhe Ilir Meta

Përveç arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës , Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar masa sigurie dhe për dy persona të tjerë.

Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjala për Piro Xhixhon dhe shtetasen E.C. Referuar po të njëjtave burime mësohet se Piro Xhixho i cili është dhe babai i deputetes të Partisë së Lirisë dhe njëherësh dhe zv.presidentes së kësaj force politike, Erisa Xhixhos është lënë në “arrest shtëpie”.

Ndërsa, shtetases E.C i është caktuar masa “detyrim paraqitje”. Piro Xhixho ka mbajtur detyrën e kreut të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare gjatë qeverisë “Rama 1”, kur socialistët kanë bashkëqeverisur me Lëvizjen Socialiste për Integrim (tani e quajtur Partia e Lirisë). Ai u shkarkua nga kjo detyrë më tetor të 2017-tës.

Kryetari i Partisë së Lirisë është arrestuar mesditën e kësaj të hëne me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Treshja e prokurorëve të SPAK, Sotir Kllapi, Altin Dumani dhe Arben Kraja kanë firmosur prangosjen e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Newsbomb.al mëson se ai akuzohet për veprat penale "Mosdeklarim i Pasurisë" dhe "Pastrim i Parave".

Masë sigurie "Detyrim paraqitje" është dhënë dhe për Monika Kryemadhin, ish-kryetare e LSI dhe ish-bashkëshortja e Ilir Metës.

Edhe muaj më parë, është përfolur për prangosjen e kryetarit të Partisë së Lirisë me urdhër të SPAK, por atëkohë personazhe publike me influencë thanë se operacioni ishte pezulluar në moment të fundit. Menjëherë pas këtyre lajmeve, Ilir Meta nisi fushatë të fortë sulmesh direkt ndaj Altin Dumanit, duke e quajtur atë "Dum - Duman" dhe në shërbim të mazhorancës socialiste.

Ilir Meta kishte njoftuar mbajtjen e një konference publike nga selia e Partisë së Lirisë, në orën 13:40 të kësaj të hëne, datë 21 Tetor, por është arrestuar në mes të rrugës. Agjentët e BKH-së dhe efektivët e Policisë së Shtetit e kanë prangosur atë në zonën e "Cassa Italia".

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese