Rezultatet pas hapjes së kutisë së parë të votimit në Kukës tregojnë një avantazh të Partisë Socialiste me 76 vota.
Sipas të dhënave të siguruara, në vend të dytë renditet PD me 48 vota ndërsa PSD ka marrë 43 vota.
Renditja më tej vijon me Lëvizjen Bashkë dhe Koalicionin Euroatlantik të Lulzim Bashës me nga një votë.
Ndërsa në kutinë e dytë të votimit që është hapur në Has, PD kryeson me 112 vota, PS me 64 vota, PSD me 37 vota.
Rivaliteti është i dukshëm mes PS dhe PD ndërsa PSD ka një prezencë të dukshme në numër votash.
Sondazh
Poll
