Hapësire reklamuese

Politikë

Numërohen zarfet e para me votat e diasporës, socialistët udhëheqin bindshëm edhe këtu

Shkruar nga Newsbomb
Numërohen zarfet e para me votat e diasporës, socialistët
Parku Olimpik ku po numerohen votat e diaspores

Në të gjithë vendin procesi i numërimit të votave është duke vijuar normalisht. Ashtu sikurse kemi raportuar dhe më herët paralelisht me votat e shqiptarëve brenda vendit, te Parku Olimpik po numërohen dhe ato të emigrantëve.

Deri në këto momente sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar 977 zarfa të dërguar nga emigrantët, ku Partia Socialiste dominon me 47.23% të votave, e përkthyer ndryshe 460 vota. Ndërsa Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka arritur që deri më tani të marrë 376 vota, ose ndryshe 38.60%.

Aktualisht është duke u numëruar edhe kutia e fundit, pothuajse nga 1 për qark, ndërkohë që pritet që rinumërimi për votat e diasporës të nisë në orën 10:30.

Sakaq kujtojmë se zarfet me fletët e votimit që janë dërguar me postë nga Greqia nuk po numërohen me zarfet e dërguara nga emigrantët në shtetet e tjera. Ky ishte vendimi që mori Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të zhbllokuar procesin për votat e Diasporës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese